Meta për pandeminë: Do takoj Manastirliun, mbledh edhe Këshillin e Sigurisë nëse përkeqësohet situata

exit.al 6 Korrik 2020, 14:39

Presidenti Ilir Meta mund ta mbledhë Këshillin e Sigurisë nëse numri i të infektuarve dhe viktimave me Covid-19 rritet ndjeshëm. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se është i gatshëm ta mbledhë këshillin nëse e shikon të nevojshëm, por se fillimisht do të takohet me ministren Manastirliu për të diskutuar mënyrat se si presidenca mund të ndihmojë:

“Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë [e Këshillit të Sigurisë] patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë.

Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti.”

Presidenti kërkoi nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë më shumë kujdes dhe mbrojtje për mjekët dhe personelin mjekësor, dhe më shumë transparencë për qytetarët:

“Duhet më shumë transparencë, profesionalizëm dhe masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor i cili është në vijën e parë të përballjes me këtë pandemi.”

Shpërndaje te miqtë