Meta: E ardhmja e Kosovës në BE, idetë për ndryshim kufijsh nuk i shërbejnë BE-së

exit.al 6 Korrik 2020, 14:08

Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian. Në një konferencë më mediat, Meta pohoi se asnjë diskutim apo çdo ide për ndryshim kufijsh nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar.

"Dua të vlerësojë dhe një herë tjetër, pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dy vendet. Dhe pa asnjë diskutim që dhe BE çdo ide për ndryshim kufijsh është një ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme që të punohet për BE."

Meta shtoi më tej se Ballkani nuk ka nevojë për zgjedhje të vjetra ballkanike. Të dielën, Xhon Bollton deklaroi se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është diskutuar mes drejtuesve të dy vendeve që në vitin 2018. Shpërndaje te miqtë