Meta paralajmëron Ramën nga Shkodra: Mos e prek votën

exit.al 20 Prill 2021, 21:12

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi të martën nga Shkodra kryeministrin Edi Rama që të mos prek votat.

“Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ia pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi që guxon të prekë votat”, deklaroi Meta.

Presidenti u shpreh se do të nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. “Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo që të jetë nëse prek 1 votë”, deklaroi Meta.