Rama: Meta duhet të largohet nga politika

exit.al 20 Prill 2021, 20:56

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se presidenti Ilir Meta duhet të largohet nga politika.

“Meta duhet të largohet. Babi mos pi hajde në shtëpi”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Meta nuk duhet të flasë kur bëhet fjalë për blerjen e votës.

“Institucionin e blerjes së votës e ka ngritur Ilir Meta, e ka përhapur dhe e ka përdorur masivisht”, u shpreh Rama të martën në një intervistë në Eruonews.

Ai u shpreh se  Ilir Metën e dërgoi në këtë gjendje Reforma në Drejtësi. Sipas tij ai është i frikësuar nga reforma.

Rama e konsideroi gjuhën e presidentit “jo normale” dhe “skandaloze”.

Ai ta se presidenti duhet të bëjë thirrje për qetësi dhe jo të fjalë për dhunë.