“Më 26 janar 2021 qeveria ka nënshkruar marrëveshjen me koncesionarin. Ligji u miratua nga qeveria më 27 janar 2021. U depozitua brenda të njëjtës datë në Kuvend nga qeveria.
Dhe po në 27 janar, Kuvendi e ka futur në kalendar edhe pa u kërkuar me procedurë të përshpejtuar”, shpjegoi Meta. Presidenti thekson se marrëveshja “zgjat pa asnjë garë afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit, që duhet të përfundonte për 6 vjet”.
Qeveria nuk ka bërë transparencë nëse e ka diskutuar apo jo draft-marrëveshjen me ministritë e linjës, shtoi Meta. Kjo marrëveshje, sipas Presidentit u zgjat në kundërshtim me marrëveshjen koncesionare të vitit 2004. Meta u shpreh se e gjithë praktika e qeverisë tregon “trajtim preferencial dhe klientelist” të qeverisë ndaj kompanisë koncesionare. Shpërndaje te miqtë
