Arrestohet një person i shpallur në kërkim për trafik droge

exit.al 24 Shkurt 2021, 13:30

Policia e Durrësit ka arrestuar një 53 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge.

Sipas njoftimi, i arrestuari është Islam Kasa alias Mitralozi, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Ky është shpallur në kërkim Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shpërndaje te miqtë