Meta kërkon paga më të mira për infermierët

exit.al 12 Maj 2021, 09:30

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar rritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës për infermierët. Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Infermierit, Meta shkroi në Facebook se:

"Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor".