"Ndaloni zjarrin menjëherë. Ne po përshkallëzojmë drejt një lufte. Udhëheqësit nga të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësinë e përshkallëzimit.
Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e zakonshëm. Kombet e Bashkuara po punon me të gjitha palët për të rivendosur qetësinë. Ndaloni dhunën tani".
Ushtria e Hamasit tha se gjuajti 210 raketa drejt Beersheba dhe Tel Aviv në përgjigje të bombardimeve të ndërtesave të kullës në Gaza City. Dhuna ndodhi pas disa javë tensionesh në Jeruzalem gjatë muajit të agjërimit musliman të Ramazanit, me përplasje midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në dhe rreth Xhamisë Al-Aqsa. Përplasjet u përshkallëzuan ditët e fundit përpara një seance gjyqësore për të larguar nga banesat palestinezët..
