Meta kërkon hetim të zyrtarëve të Durrësit: Shpenzojnë miliona për djegien e mbetjeve

exit.al 28 Shtator 2020, 19:34

Presidenti Ilir Meta i kërkoi publikisht prokurorisë të hetojë dhe ndëshkojë zyrtarët e lartë të Durrësit për shpërdorimin e miliona eurove në inceneratorin e Sharrës, ku digjen dhe mbeturinat e qarkut të Durrësit. Përmes një postimi në Facebook, Meta ndau një artikull të Reporter.al për këtë çështje dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për transparencë:

“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.”

Shpërndaje te miqtë