Meta fton Kryemadhin në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

exit.al 3 Shtator 2020, 12:29

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim Kryetares e LSI-së Monika Kryemadhi, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Më parë Meta ka ftuar Kryetarin e PS-së Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Takimet do të mbahen në të njëjtën ditë, më 4 shtator, por në orë të ndryshme. Kështu, Meta ka ftuar Ramën në orën 11:00, dhe Bashën në orën 12:00.

Me këtë ftesë, Meta nis bisedimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj.

Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i PS-së ka deklaruar se PS do të dëshironte datën 9 maj. Ndërsa PD dhe LSI ende nuk kanë bërë publike një datë.