Zjarr masiv përfshin pyllin Roshanjit dhe Lubonjës në Korçë

exit.al 3 Shtator 2020, 11:51

Një zjarr masiv ka rënë në zonën me pisha midis Roshanjit dhe Lubonjes në Korçë, raporton Shqiptarja.com.

Zjarri i ka nisur prej 24 orësh dhe rreth 30 forca zjarrfikëse për të shuar vatrat të cilat ende janë aktive.

Terreni i vështirë në këtë zonë ka bërë që forcat zjarrfikëse të ngjiten në këmbë ,pasi mbërritja e mjeteve është e pamundur. Deri më tani akoma nuk dihen shkaqet e zjarrrit.