Meta apel partive të mos frikësojnë votuesit

exit.al 4 Mars 2021, 12:06

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryetarëve të partive të mos intimidojnë votuesit. Gjatë një takimi të enjten me përfaqësues të shoqërisë civile, Meta tha se vota e çdo votuesi do të numërohet.

“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.”

Meta shtoi se qytetarët duhet të edukohen për rëndësinë që ka e drejta e votës. Shpërndaje te miqtë