Meta takim me shoqërinë civile: Qytetarët të votojnë me 25 prill

exit.al 4 Mars 2021, 11:33

Presidenti Ilir Meta zhvilloi të enjten takim online me përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar në çështjet zgjedhore.

Ai deklaroi se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e prillit për informimin e qytetarëve.

Mendoj se duhet t‘i kushtojmë vëmendje më shumë informimit të zgjedhësve, edukimit të tyre, sqarimit e shmë elementeve konkretë, që kanë të bëjnë me informimin e votuesit dhe mënyrën si ai do të zgjedhë dhe padyshim që është e rëndësishme që t’i ndërgjegjësojmë qytetarët që në një sistem demokratik fuqia është vota e tij”, u shpreh Meta.

Meta tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do t’i japin fund tranzicionit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë me 25 prill.

Shpërndaje te miqtë