Meta akuzon qeverinë për punësime elektorale në administratë

exit.al 19 Mars 2021, 13:15

Presidenti Ilir Meta akuzoi qeverinë rama se po bënë punësime politike në administratë për qëllime elektorale.

“Në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182, 5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të premten.

Ai u shpreh se këto janë kosto e shtuar tek bizneset. “Punësimet e përkohshme fiktive elektorale bëhen “me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve”, u shpreh Meta.

“Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë”, shtoi Presidenti.

Ai u shpreh i bindur se me 25 prill qytetarët do të votjnë për ndryshimin e qeverisë.

Shpërndaje te miqtë