Ministri gjerman i Shëndetësisë pro marrjes së vaksinës ruse Sputnik V

exit.al 19 Mars 2021, 12:45

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn u shpreh pro përdorimit të vaksinës ruse kundër Covid19, Sputnik V, në Gjermani.

Ai u shpreh të premten për median se është pro nënshkrimit të një marrëveshje kombëtareme Rusinë për furnizimin e Gjermanisë me vaksinën Sputnik V, raporton The Guardian.

"Unë gjithashtu jam në favor të lidhjes së kontratës - dhe ta përfundojmë atë shpejt," tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar se Gjermania ishte në kontakt me Rusinë në lidhje me vaksinën.

Megjithatë, një parakusht për përfundimin e kontratës është sasia e dozave që Rusia mund të ofrojë, tha ai. "Unë në fakt jam shumë në favor" për vaksinimin me Sputnik V edhe "nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka të tille", përfundoi ministri gjerman.

Shpërndaje te miqtë