Berisha: Basha marrëveshje me Ramën, të rikthejmë opozitën

exit.al 21 Shtator 2021, 19:10

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë marrëveshje, ishte mesazhi i Sali Berishës në mbledhjen me anëtarë të PD në Fier ku theksoi se kjo nismë e tij është për kthimin e PD në opozitë të vërtetë.

Motivi i ‘foltores’, siç e quan Berisha turin e tij, është “Rama ik” duke akuzuar kryeministrin se ka pasuruar veten gjatë 8 viteve qeverisje ndërkohë që Shqipëria ka bërë prapa.

“Rama i futi thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij Lulzim Basha”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Basha shkeli statutin e PD dhe duhet të japë dorëheqjen.

Berisha tha se ishte në dijeni të dosjes së tij në Departamentin e Shtetit por shtoi se ajo është hartaur me raporte të NGO, raporte të mediave dhe qeverisë së Edi Ramës.

Berisha fajësoi lobomin e Xhorxh Soros për shpalljen e tij non grata, i frymëzuar sipas tij nga opozita e tij kundër Minishengenit, ndryshimit të kufijëve të Kosoves dhe kapjes së reformës në drejtësi.