Lajçak përsërit apelin për shtensionim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë

exit.al 21 Shtator 2021, 17:37

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përsëriti të martën thirrjen e Bllokut për shtensionim të menjëhershëm situatës në veri të Kosovës, pas vendimit të Prishtinës për të vendosur masa reciprociteti për targat serbe që hyjnë në vend.

“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes,” shkruan Lajçak në rrjetin Twitter. Ai shtoi se BE-ja ishte e gatshme të lehtësonte bisedimet për çdo çështje të pazgjidhur mes palëve. Përsa i përket përpjekjeve të Bllokut për ndërmjetësim, më herët të martën presidenti serb Vuçiç njoftoi se kishte refuzuar një kompromis të propozuar nga BE-ja, duke kërkuar tërheqjen e Kosovës nga komunat me shumicë serbe në veri. Nga ana e saj, kryeministri kosovar Albin Kurti u shpreh i gatshëm të heqë targat e përkohshme për makinat me targa serbe që hyjnë në vend, nëse Serbia e bën të njëjtën gjë për makinat nga Kosova.