Rama mëson mësueset e vaksinuara se si krijohen antritrupat

exit.al 24 Mars 2021, 14:07

Kryeministri Edi Rama i ka mësuar mësueset që po vaksinohen në Kamëz kundër koronavirusit se kur do të formohen antitrupat. Gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit, Rama u shpreh se:

Zyshat si jeni? E betë apo akoma?

Ja bënë dhe këtë dhe pastaj jeni (ngre duart).

Po duhet me pas içik kujdes këtë periudhën e parë, dmth duhet 2-3 javë sa të krijohen ato antitrupat.

Duhet me u rujt ditët e para se nuk është që e bën këtë dhe pastaj shkon në dasëm.

U krijua pak turbullirë po u zgjidh.

Tani ata kryeministra që e pezulluan, po e bëjnë vetë (i referohet ndalimit të vaksinës Astra Zeneca nga 13 vende evropiane).

Pak kujdes ditët e para. Sa të krijohen antitrupat se mund ta marrësh.

Duhet nja 2 javë sa të krijohen antitrupat dhe pastaj jemi në rregull.

Shpërndaje te miqtë