Merkel negative në testin e parë, e painfektuar me koronavirus

exit.al 23 Mars 2020, 17:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel rezultoi negative në testin e parë të koronavirusit.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, i cili u shpreh se Merkel do t’i nënshtrohet të tjera testimeve.

Merkel u vu në karantinë të dielën, pasi një mjek i cili e kishte vizituar të premten rezultoi i infektuar.

Gjermania ndali në fundjavë grumbullimet e 2 ose më shumë personave në rrugë, kjo si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Aktualisht në Gjermani numërohen rreth 27 500 persona të infektuar dhe rreth 115 të vdekur.