Më 18 maj hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, hyrja falas

exit.al 16 Maj 2020, 20:36

Muzetë, monumentet dhe sitet arkeologjike do të hapen ditën e hënën, 18 maj 2020, në të gjithë vendin.

Për të gjitha zonat e kuqe orari i hapjes do të jetë nga e hëna në të shtunë në orën 10:00 deri në orën 16:00, njofton Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në facebook.

Gjithashtu nesër hyrja në muze do të jetë falas.

Më 8 mars, qeveria vendosi mbylljen e të gjitha muzeve, parqeve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.