Basha: 200 mijë euro për zyrën e një ministri, gjatë koronavirusit

exit.al 16 Maj 2020, 19:08

Lulzim Basha, kryetari i PD-së pohoi se qeveria edhe në kohë pandemia ka shpenzuar 200 mijë euro për zyrën e një ministri. “Është i vetmi vend në Ballkan, ku shpenzohet 200 mijë euro për një zyrë ministri”, tha ai për News 24.

Basha akuzoi qeverinë se lekët e buxhetit po i shkojnë vetëm 5 oligarkëve:

“Prokurimet e mëdha i marrin vetëm 5 njerëz, koncesionet dhe PPP-të, dhe gjithë buxheti i shqiptarëve është për ta. Që hanë dhe pinë me Edi Ramën dhe 3-4 ministrat e tij. Rezervat këtu janë”.