Për Edi Ramën, për lakenjtë e tij në media dhe kudo, koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm. Vjedhja e dyfishtë e xhepave të shqiptarëve që kanë paguar me taksat e tyre ndërtimin e Rrugës së Kombit, që paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe në Evropë, ndërkohë që kanë fuqinë më të ulët blerëse në Europë, është një krim i shumëfishtë.
Partia Demokratike nuk e pranon, opozita e bashkuar nuk e pranon. [..] Nuk ka dhe nuk do të ketë një pengesë të ngritur me duart e shqiptarëve të korruptuar dhe hajdutë të babëzitur si Edi Rama për të zhbërë arterien më të rëndësishme kombëtare në historinë moderne të kombit shqiptar, që është rruga Durrës-Kukës-Prishtinë.
Thirrje për protestë bëri dje edhe deputeti demokrat Agron Shehaj. Zoti Shehaj përmes një postimi në Facebook, lajmëroi se:Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.
Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t'ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!
Më 17 shtator, çdo qytetar i cili do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim — përjashtohen nga kjo tarifë banorët e Kukësit, të cilët deri në 44 kalime do paguajnë 100 lekë për kalim dhe pas 44 kalimesh tarifën normale prej 5 urosh. Për mbledhjen e tarifës qeveria ka vendosur në ndihmë të koncesionarit edhe Policinë e Shtetit. Shpërndaje te miqtë
