Mbyllen të gjitha parqet në vend

exit.al 14 Mars 2020, 14:45

Nga sot ndalohen daljet tek Parku i Liqenit në Tiranë dhe në parqet e tjera në çdo qytetet të vendit. Kjo masë u mor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Rama në një komunikim në Facebook, lajmëroi se:

"Nuk kemi kohë të vijojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative. Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj.

Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët. Para komunikimit marr miratimin e tyre. E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme".

Deri më tani, në vend ka 38 të infektuar, 1 të vdekur dhe 1 në reanimacion.