Kosovë, shkon në 3 numri i të prekurve me koronavirus

exit.al 14 Mars 2020, 13:50

Një tjetër person është identifikuar me koronavirus në Kosovë, pas dy të prekurve të parë të identifikuar dje.

Personi i prekur është i afërm me të moshuarin 77-vjeçar që u identifikua dje. I moshuar ishte kthyer nga Italia para disa ditësh.

Qeveria Kurti ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke pezulluar transporti urban, mbyllur kufijtë tokësorë dhe pezullimin e e përkohshëm të të gjithë  linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës.

Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha kafet, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.