Mblidhet Këshilli Politik, mungojnë përfaqësuesit e PD e LSI

exit.al 22 Korrik 2020, 17:39

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ku po merr pjesë dhe kryeministri Rama.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare janë Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Nderkohë që përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Tema kryesore e takimit do të jenë ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

 

Shpërndaje te miqtë