Mati preket sërish nga Covid-19

exit.al 29 Qershor 2020, 16:15

Koronavirusi ka prekur sërish Matin, pas disa ditësh që qyteti nuk kishte asnjë të sëmurë.

Dyshohet se i infektuari është një punonjës i Bashkisë së Matit. Ai nuk ka pasur kontakte me pacientë të mëparshëm.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik, ndërsa bashkia është dezinfektuar.

Shpërndaje te miqtë