“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë.
Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor.”
Mediu theksoi se opozita duhet të ngrejë sa më parë zërin kundër këtij propozimi. Në 12 qershor, opozita parlamentare dorëzoi në Kuvend kërkesën për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku përfshihet dhe moslejimi i koalicioneve parazgjedhore. Shpërndaje te miqtë
