Marrëveshja mbi arsimin midis Shqipërisë dhe Turqisë: Parashikohet futja e gjuhës turke në kurrikulat shqiptare dhe anasjelltas

exit.al 4 Mars 2021, 16:59

Qeveria shqiptare dhe ajo turke nënshkruan më 6 janar në Ankara pesë marrëveshje, midis të cilave edhe mbi arsimin.

Kjo e fundit ka hyrë zyrtarisht në fuqi të enjtën, pas botimit në Fletoren Zyrtare më 24 shkurt.

Marrëveshja do të jetë në fuqi për një periudhë 5-vjeçare, me mundësinë e zgjatjes për një periudhë 3-vjeçare.

Marrëveshja, mes të tjerash, parashikon:

  • nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit apo botimeve shkencore në fushat e arsimit;
  • bashkëpunimin në përmirësimin e kurrikulave;
  • nxitjen e shkëmbimeve mes stafeve dhe nxënësve;
  • pjesëmarrjen reciproke ne seminare, ekspozita, konferenca dhe studime shkencore ;
  • bursa per student të vendeve respektive sipas mundësive financiare;
  • do të punohet për barazimin e diplomave mes dy vendeve.

Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes është nxitja për futjen e gjuhëve shqipe dhe turke në kurrikulat arsimore respektive.

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor,” shkruhet në marrëveshje.

Palët do të krijojnë një Grup Pune të Përbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.

 

Shpërndaje te miqtë