7 viktima dhe mbi 591 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 4 Mars 2021, 15:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se Kosova ka regjistruar të mërkurën numrin 591 raste pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, shtatë pacientë me Covid kanë humbur jetën: Prizren 2 raste, Ferizaj 1 rast, Gjakovë 1 rast, Mitrovicë 1 rast, Prishtinë 1 rast dhe Viti 1 rast.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 71.344.

Në total, 1.627 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 61.014 janë shëruar – prej tyre 386 në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë  8.703 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK-ja  u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

Shpërndaje te miqtë