Mark Zuckerberg humb $7,2 miliardë pas ikjes së reklamave

exit.al 28 Qershor 2020, 09:40

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka humbur më shumë se 7.2 miliardë dollarë nga heqja e reklamave të disa prej kompanive të mëdha nga rrjeti social.

Aksionet e kompanisë u ulën me 8,3 për qind.

Ndër kompanitë që kanë ndaluar reklamat për të paktën 30 ditë deri në 1 vit, janë Coca-Cola, Unilever, Patagonia, REI, Northface dhe kompania e dytë më e madhe e telefonisë në Amerikë, Verizon.

Ky vendim u mor ditët e fundit, si presion për të detyruar platformat sociale të ndalojnë postimet me gjuhën e urrejtjes.

Shpërndaje te miqtë