Digjen 2 makina brenda 30 minutash në Elbasan

exit.al 28 Qershor 2020, 08:55

Mesnatën e 28 qershorit, dy automjete janë djegur brenda 30 minutash në Elbasan.

Një prej makinave është në pronësi të Bendi Musait, Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik për Elbasanin.

Policia dyshon e zjarrvënia është e qëllimshme.

Ndërsa makina tjetër është në pronësi të shtetasit T.P. Policia ende nuk ka ndonjë pistë konkrete hetimi.

Shpërndaje te miqtë