Maqedoninë e Veriut  regjistron 46 viktima nga koronavirusi

exit.al 29 Prill 2021, 22:00

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 46 viktima dhe 433 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se u kryen 2453 testime.

641 persona u shëruan në 24 orët  fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shëruar mbi 132 mijë.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 152 mijë, ndërsa viktimat kanë arritur në 4818.