Policia nis hetimet për qytetarin që deklaroi se kishte shitur votën

exit.al 29 Prill 2021, 19:40

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për një qytetarë i cili kishte marrë 200 mijë lekë të vjeta për 4 vota.

Hetimet e policisë nisën pas shfaqjes së disa pamjeve filmike në rrjetet sociale ku  dëgjohej qytetari i cili deklaronte se kishte marrë lekë për votën.

BW raporton se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

Policia gjithashtu ka bërë verifiime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike.