Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë;
Bylent Salihu – Ministër i Drejtësisë;
Sadulla Duraku – Ministër i Ambientit dhe Planifikimit;
Ramiz Merko – Ministër pa portofol;
Hazbi Lika – Zëvendëskryeministër për sistemin politik dhe marrëdhënien mes komuniteteve;
Bujar Osmani – Zëvendëskryeministër për Integrimin Evropian.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët do të drejtojë dy ministri:Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë;
Suhejl Fazliu – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Po ashtu, Kuvendi i Maqedonisë drejtohet nga shqiptare Talat Xhaferri. Kryeministri Zaev, pas votimit të qeverisë, deklaroi se do të jetë kryeministri i të gjitëve dhe se do të punojë me përgjegjshmëri për reforma të mëdha. Zaev tha se qeveria e tij do të bazohet në parime qytetarie dhe ndershmërie dhe se do të përqëndrohet në tre qëllime kryesore: rritja dhe zhvillimi ekonomik, vendosjen e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, e integrimi i vendit në NATO e BE. Zoran Zaev u zotua se qeveria e re do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Për këtë ai njoftoi ngritjen e një gjyaktë të posaçme që do të trajtojë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe reformë të thellë në sistemin e drejtësisë për të eleminuar ndikimin politik në drejtësi. Shpërndaje te miqtë
