Maqedonia: Këtë vit do t’i japim fund pandemisë

exit.al 1 Janar 2021, 19:00

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, u shpreh të premten besimplotë se në vitin 2021 do t’i jepet fund pandemisë COVID-19.

Sipas tij Maqedonia e Veriut është në prag të imunizimit dhe dëshmi për këtë, tha ai është vlerësimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH ka thënë se "Maqedonia e Veriut është ndër shtetet më të përgatitura në Evropë".

"Besoj se vaksina do t'i japë fund pandemisë kudo në botë", tha Filipçe.

Ai shprehu vlerësimin e institucioneve për sjelljen e qytetarëve, durimin dhe respektimin e masave parandaluese.

Shpërndaje te miqtë