Maqedonia e Veriut regjistron 29 viktima dhe 1 402 raste të reja me Covid-19

exit.al 1 Prill 2021, 21:20

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 29 viktima nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi se u kryen 3978 testime prej të cilave 1402 persona rezultuan pozitivë. Shkupi mbetet vatra më e nxehtë me 603 infeksione.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 131 mijë raste me koronavirus, 3810 prej të cilëve kanë humbur jetën.