Maqedonia e Veriut regjistron 17 viktima dhe 1 34 raste të reja me Covid-19

exit.al 24 Mars 2021, 22:10

Maqedonia e Veriut regjistroi të mërkurën 17 viktima të reja nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit u shënuan 1 347 raste të reja me koronavirus.

Në vend u testuan 4 096 persona dhe u shëruan 451 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus 122 227 persona, ndërsa 3545 prej tyre kanë humbur jetën. Janë shëruar 120.652, ndërsa janë 16.030 raste aktive.