Maqedonia e Veriut, 46 raste të reja dhe 12 viktima me COVID-19

exit.al 2 Janar 2021, 19:00

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 12 viktima me COVID-19 dhe 46 të infektuar.

Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2,522 pacientë.

Më shumë raste dhe viktima janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Ohër.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 18 798 raste janë ende aktive nga 83,789 që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  njoftoi se në muajin shkurt, pritet që dërgesa e parë e vaksinës së Pfizer/Biontech kundër COVID-19.

Shpërndaje te miqtë