Mos hapja e negociatave, Zaev kërkon zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

exit.al 19 Tetor 2019, 12:59

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev njoftoi sot se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme së shpejti. Në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev deklaroi:

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme.”

Vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duket se është arsyeja kryesore e Zaevit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme:

“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Por dhe ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare.”

Të dielën, kryeministri Zoran Zaev, Presidenti Stevo Pendarovski dhe liderët e tjerë kryesorë të Maqedonisë së Veriut do të takohen për të diskutuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.