“2010-2012 numri i azilantëve në total nuk mbushte kurrë 1 mijë në vit. Prej vitit 2013 filloan të shkojnë nga 1 mijë në muaj, pastaj 1 mijë në javë. Në 2015-ën ia kaluam sirianëve dhe afganëve bashkë.”
Ai shtoi se 2 në 10 familje në Shqipëri ushqehen me lista, se 47% e shqiptarëve nuk do të ketë para për t’u ngrohur këtë dimër, dhe se 70% e tyre harxhojnë të gjitha të ardhurave për të ngrënë. Basha tha se këto dështime të qeverisë dhe “nivele afrikane mjerimi” janë ndër arsyet që BE-ja ia mbylli derën asaj. Shqipëria, e kapur nga krimi dhe oligarkët Lideri i opozitës theksoi kapjen e shtetit nga krimi dhe nga oligarkët si një tjetër arsye themelore për ngecjen e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai tha se trafikantët e drogës dhe kriminelët e kërkuar në Evropë gjejnë shpëtim në Shqipëri dhe kapin pushtetin e korruptuar dhe gjithë shtetin.“Çfarë ndodh këtu? I çojnë të bëhen kryetarë bashkie, nuk i kap më as ligji i dekriminalizmit. Nuk kanë blerë më thjesht polic kufiri a ndonjë shef komisariati. Kanë blerë prokurorinë, kanë blerë parlamentin, qeverinë, kanë blerë proceset burg? Jo! Këtu janë bërë biznesmenë, këtu bëjnë kulla në Tiranë. Pastrojnë para, bëhen deputetë, politike dhe po blejnë ekonominë. Aty bëjnë drogë, këtu janë bosa.”
Basha u shpreh se pushteti është i kapur nga një grup i vogël njerëzish:“Për fat të keq, Shqipëria nuk është më vendi i shqiptarëve. Institucionet e Shqipërisë nuk janë të shqiptarëve. Janë të një grushti njerëzish, të 10 pashallarëve të Edi Ramës, gjysma kriminelë, gjysma oligarkë.”
Shqipëria, me potencialin për të përparuar shpejt drejt BE-së Basha theksoi se Shqipëria ka potencialin e duhur për të përparuar shpejt drejt Evropës, nëse ndjek rrugën e vendeve tëtjera anëtare:“[…] zgjedhjeve të lira e të ndershme, që mundësojnë që vendi të mos u takojë një grushti pashallarësh 2-3 njerëzve, qofshin këta trafikantë droge apo oligarkë, por t’i takojë çdo qytetari […] Së dyti, që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit, pavarësisht nëse është me i pasuri, më I fuqishmi apo më i varfri dhe më I pamunduri. Kjo është Europa.”
