Manastirliu prezanton planin 2-vjeçar të Covid-19, tetori muaji i hapur i vaksinimit

exit.al 2 Tetor 2021, 12:30

Muaji tetor do të vazhdojë të jetë muaji i hapur i vaksinimit, njoftoi ministrja e Shëndetësisë gjatë prezantimit të programin 2-vjeçar të shëndetësisë, të shtunën.

Manastirliu u shpreh se këtë 2-vejçar objektivat kryesore do të jenë “ridimensionimi i sistemit shëndetësor është kujdesi parësor”.

Gjithashtu investime parashikohen në Urgjencën Kombëtare, në Institutin e Shëndetit Publik, dhe rehabilimi i plotë i spitalint infektiv.

“Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të dedikuar për çdo skenar për përballimin e situates së Covid-19”, përfundoi Manastirliu.