Manastirliu: Mjekët e familjes të respektojnë fashat e moshës në regjistrimet për vaksinim

exit.al 29 Mars 2021, 18:01

Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar pasditen e së hënës qendrën shëndetësore nr. 4 në kryeqytet, ku ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 80 vjeç.

Ajo ka ripërsëritur njoftimin lajmërimi i qytetarëve për vaksinim do të kryhet nga mjekët e familjes.

Manastirliu u bëri apel këtyre të fundit të respektojnë fashat sipas grupmoshave.

Lajmërimet duhen bërë me shumë korrektesë dhe radha sipas moshës, duke filluar nga grupmosha më e lartë deri tek grupmosha tjetër. Duhet që të kemi kujdes në ruajtjen e fashave, në mënyrë që të gjithë të lajmërohen në kohë dhe të gjithë të kenë mundësi ta bëjnë vaksinën sa më shpejt”, theksoi ajo.

Sic ishte lajmëruar më parë nga AKSHI, ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se qytetarët mund të regjistrohen për vaksinim edhe në portalin e-Albania.

"Por të gjithë qytetarët do të lajmërohen nga mjekët e familjes”, shtoi Manastirliu.

Në ditën e parë të vaksinimit masiv janë kryer 11,487 vaksinime dhe në total që nga fillimi janë kryer mbi 78 mijë vaksinime.

Vaksinimi masiv po vijon në ditën e dytë të tij në qendra shëndetësore dhe pika vaksinimi të përqëndruara në të gjithë vendin.

 

Shpërndaje te miqtë