Katër të vdekur dhe 774 raste të reja me koronavirus në Kosovë

exit.al 29 Mars 2021, 15:36

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë të njëjtit interval kohe janë raportuar edhe 774 raste të reja të infektimit, nga testimi i 3 586 mostrave në laboratorët publike  privat.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 73 318 raste.

Mbeten ende 13 593 raste aktive në vend.

Numri total i rasteve pozitive të identifikuara prej fillimit të pandemisë është 88 755, prej të cilëve, 1 844 kanë humbur jetën.

 

 

Shpërndaje te miqtë