Manastirliu këshillon qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19

exit.al 21 Qershor 2020, 12:47

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i këshillon të gjithë qytetarëve se duhet të respektojnë rregullat kundër përhapjes së virusit. "Të ruajmë distancën prej 1,5 metra, të mbajmë maskë, të lajmë duart shpesh dhe të dezinfektojmë ambjentet e punës dhe të shtëpisë", shkruan në një postim në Facebook, ministrja. Ajo gjithashtu shprehet se më e keqja ka kaluar dhe duhet të tregojnë kujdes në jetën e përditshme:

“Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19! Ruani shëndetin”.

Të dielën në vend u shënuan 71 të prekur me koronavirus.