Mali i Zi nuk tërhiqet: Më 1 dhjetor dëbon ambasadorin serb

exit.al 30 Nëntor 2020, 19:43

Qeveria e Malit të Zi ka thënë të hënën për Radio Evropa e Lirë se nuk tërhiqet nga vendimi për dëbimin e ambasadorit serb. Ministria e Jashtme malazeze u shpreh se më 1 dhjetor ambasadori do të largohet.

Në një koment për median përfaqësues të ministrisë thanë se ambasadori, malazez ka respektuar Republikën e Serbisë, pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme, "ndryshe nga ambasadori serb në Malin e Zi, i cili vazhdimisht ka vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi me interpretimet e tij të historisë".

Më 28 nëntor Mali i Zi shpalli të padëshiruar ambasadorin serb me justifikimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit, njësoj ju kundërpërgjigj edhe Serbia.

Shpërndaje te miqtë