Majko: Vota e diasporës është e drejtë Kushtetuese

exit.al 23 Qershor 2020, 22:33

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se nëse qeveria nuk do të mundësojë nisjen e procedurës që do të lejojë emigrantët shqiptarë të votojnë, kjo do të ishte një shkelje e Kushtetutës.

Majko tha se opozita nuk ka pasur reagim negativ ndaj kësaj nisme, ndaj ajo duhet të bëhet pjesë e reforms zgjedhore.

“Tani jemi në momentet më deçizive, sepse kemi tashmë një marrëveshje. Vota për shtetasit tanë jashtë është e drejtë kushtetuese, nuk ka pse diskutohet.” – tha Majko në Real Story.

Shpërndaje te miqtë