Ministria e Arsimit: Studentët të kërkojnë leksione shtesë, jo anulimin e tarifës

exit.al 23 Qershor 2020, 22:10

Ministria e Arsimit i ka kërkuar studentëve – të cilët kërkuan anulimin e tarifave për vitin akademin 2019 – 2020 – që t’i drejtohen Universiteteve për çdo ankesë që kanë lidhur me orët e pazhvilluara të mësimit.

Ministria sqaron se për çdo ankesë të ardhur nga studentët, ajo ka kërkuar nga Universitetet përkatëse marrjen e masave për zgjidhjen e problemit.

MASR ka kujtuar edhe subvencionimin e gjysmës së tarifës vjetore për studentët, duke lënë të kuptohet se anulimi i plotë i saj nuk është pranuar.

“Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë.” – shkruan Ministria në reagimin e saj.

Ministria duket e bezdisur nga protestat e studentëve, të cilëve me ironi i kërkon "të angazhohen dhe përqëndrohen më tepër në punën brenda universiteteve sesa përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve".

Shpërndaje te miqtë