LSDM në pritje të zyrtarizimit të fitores në Maqedoninë e Veriut

exit.al 16 Korrik 2020, 18:56

Lidhja Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

LSDM ka marrë dy deputetë më shumë në kuvend se partia opozitare VMRO.

Nga 96% e votave të numëruara del se 120 vende në parlament ndahen:

  • LSDM – 46 vende në parlament
  • VMRO-DPMNE – 44 vende
  • BDI – 15 vende
  • Aleanca për Shqiptarët – 12 vende
  • E majta – 2 vende
  • Partinë Demokratike Shqiptare – 1 vend

Rezultatet nuk janë ende përfundimtare pasi mbeten edhe 4% të votave për t’u numëruar, që mund të sjellin ndryshime minimale në formacionin e partive në parlamentin maqedonas.

Shefja e misionit të ODIHR në Shkup, Laima Andrikiene e quajti menaxhimin e ditës së zgjedhjeve si të efektshëm por qëndrueshmërinë ligjore të rrezikuar për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në Kodin Zgjedhor dhe rregullimet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Shpërndaje te miqtë