Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike.
Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjesohet në prani të Prokurorit.
Ai i bëri thirrje të gjtihë prokurorëve të denoncojnë rastet kur provat material asgjësohen në kundërshtim me ligjin. "Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjeson në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjesohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët" — tha Prokurori i Përgjithshëm Llalla. Shpërndaje te miqtë
