Listat e hapura të deputetëve, kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare

exit.al 8 Korrik 2020, 11:24

“Hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha.”

Kështu u shpreh deputetja Rudina Hajdari, në një postim në Facebook. Ajo shkroi se opozita në parlament ia ka bërë të qartë qëndrimin e saj kryeministrit Rama në takimin e 7 korrikut. Hajdari tha se hapja e listave të kandidatëve për deputetë është një kërkesë që e mbështesin mbi 75 për qind e shqiptarëve. “Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli,” mbylli shkrimin e saj deputetja. Një ditë më parë, takimi mes Ramës dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare përfundoi pa dakordësi për votimin e Reformës Zgjedhore siç është rënë dakord në Këshillin Politik në 5 qershor. Shpërndaje te miqtë